17.5 C
Tirana
E enjte, 7 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    I mori të dashurën para dy ditësh, ish i dashuri merr ‘hak’ dhe i djeg makinën

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Allias në Tiranë, ku një automjet u dogj gjatë natës.

    Zjarrëvënia dyshohet e qëllimshme, për xhelozi.

    Raportohet se personi që ka makinën i ka marrë të dashurën autorit të dyshuar të zjarrëvënies para dy ditësh.

    Duket se inati dhe mërzia ishte kaq e madhe, saqë autori vendosi t’i vinte flakën në mes të natës mjetit të rivalit në dashuri.

    Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje për personat e përfshirë në ngjarje e nëse do ketë ndonjë ndalim.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit