6.5 C
Tirana
E diel, 1 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    I pati kryqëzuar dikur, ish-banori i “Big Brother” iu kërkon falje Luizit dhe Kiarës

    Ish-banori i “Big Brother”, Jetmir Salaj i habiti të gjithë me një deklaratë në rrjetet sociale.

    Deklarata lidhet me çiftin Luiz-Kiara, ku ai i ka kryqëzuar dikur duke i quajtur të pavërtetë nga ana e Kiarës, pasi sipas tij ajo rrinte me Luizin për vëmendje dhe jo për dashuri.

    Këto deklarata Jetmiri i ka bërë bashkë me ish-banorin Anaid Kaloti.

    Jetmiri mesa duket ka ndryshuar mendim dhe tashmë mendon se situata që ai kishte thurur në kokë qenka e kundërta.

    Ai i çuditi të gjithë teksa u kërkon falje atyre.

    “Së pari, duhet të kërkoj falje që nuk kam besuar te dashuria juaj.

    E dyta: uroj më të mirën për ardhmërinë tuaj.”

    Jetmir Salaj dhe Anaid Kaloti gjatë BBV-së qenë akuzuar nga fansat e çiftit se po përfitonin në kurriz të famës së Luizit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit