8.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    I përmendi Butrintin, Luizi përballet me Jorin: Më ke provokuar, bëhu gati të dalësh!

    Kiara përfitoi një avantazh nga Vëllai i Madh në spektaklin e së martës, kjo për shkak se ishte lidere e javës. Asaj iu shfaqën disa informacione nga jashtë, të cilat kishin të bënin me lajmet që kanë qarkulluar në portale gjatë qëndrimit të saj në shtëpi.

    Ndër to, flitej për Butrinit Imerin, sjelljen e Kiarës brenda në shtëpi dhe për lidhjen që ajo ka krijuar me Luizin.

    Informacioni iu shfaq edhe banorëve të tjerë, ku Luizi duket se u prek nga reagimi i shoqes së Kiarës, e  cila tha se mes tyre nuk ka ndjenja të vërteta.

    Veç kësaj, atij nuk i erdhi mirë as për faktin që përmendej Butrinit dhe për këtë, u “kap” edhe me Jorin, pasi kjo e fundit e pyeti pak ditë më parë nëse ai e kishte problem që Kiara dhe Butrinit kanë qenë të lidhur.

    Pikërisht kjo pyetje e Jorit, ishte komentuar në disa portale, për pasojë Luizi e mori si provokim dhe debatoi me të. Pas një bisede që ata patën mbrëmë, Jori u shpreh se ajo nuk e ka patur me tendencë pyetjen.

    “Më ke provokuar, nuk e prisja nga ty sepse të kam respektuar. Me këtë që ke bërë bëhu gati të dalësh nga shtëpia”, i tha Luizi modeles.

    Duke folur me Dean, Jori u shpreh se nuk ia priste mendja që Luizi do reagonte ashtu, duke marrë parasysh karakterin e tij. Ajo shtoi se fakti që ai reagoi ashtu, tregon se nuk ka besim te vetja për Kiarës.

    Dea nga ana tjetër, tha se Jori është mësuar me kulturën italiane dhe se këtu në Shqipëri, të flasësh për të tilla gjëra, nuk është edhe aq e lehtë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit