14.5 C
Tirana
E premte, 18 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    I vdiq partnerja në ditën e dasmës, këngëtari prek me fjalët!

    Duhet të ishte dita më e bukur e jetës për të, por u kthye në ditën më të hidhur. Tom Mann është ende në gjendje shoku nga vdekja e papritur e partnereres së tij, disa javë më parë. Ylli i “X Factor” do të lidhte kurorë me nënën e fëmijës së tij, Danielle Hampson në 18 qershor, por pikërisht në atë ditë u mësua lajmi se ajo kishte ndërruar jetë.

    Në një postim në Instagram, Tom ndau një foto të tij duke puthur Danielle, së bashku me mbishkrimin: “Pothuajse tre javë nga ajo që do të mbetet gjithmonë dita më e keqe e jetës sime. Ende në tronditje dhe ende pa fjalë – Dani im i bukur është një humbje e papërshkrueshme.

    “Asgjë nuk mund të thuhet apo bëhet, por unë duhet të pranoj sasinë e madhe të dashurisë, mirësisë dhe mbështetjes që Bowie, familja e Danit, familja ime dhe unë kemi marrë.

    Në këto kohëra më të errëta, është jashtëzakonisht e vështirë të ndjesh diçka tjetër përveç trishtimit, e lëre më mirënjohjen, por ne kemi gjetur disa momente të ndjesisë së atij bashkimi dashurie që ka ardhur nga larg e gjerë për Danin tonë.

    Ajo ishte më e mira nga më të mirat, dhe kjo është dëshmi për të,” ka shkruar ai. Çifti e kishte shpallur fejesën dhjetorin e vitit 2019, ndërsa djali lindi tetorin e vitit të kaluar.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit