6.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    I vendosi GPS makinës së burrit, procedohet 38-vjeçarja në Shkodër

    Policia e Shkodrës ka nisur procedim penal për një 38-vjeçare, e cila dyshohet se kishte vendosur një pajisje gjurmuese në makinën e bashkëshortit të saj.

    Ky i fundit kishte bërë një kallëzim në policinë e Shkodrës pasi zbuloi GPS-në e vendosur në mjet.

    Pas hetimeve rezultoi se personi përgjegjës për vendosjen e pajisjes ishte pikërisht gruaja e tij.

    Duket se 38-vjeçarja ka pasur dyshime për bashkëshortin e saj, por tashmë do të duhet të përballet me ligjin.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit