10.5 C
Tirana
E premte, 15 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    I veshur si superhero, princi Harry u dërgon mesazhin emocionues fëmijëve që kanë humbur prindërit

    Princ Harry vendosi të vishej si Spiderman dhe t’u jepte një mesazh të ngrohtë dhe të ndjerë fëmijëve të “Scotty’s Little Soldiers”.

    Përmes një video mesazhi, duka i Sussex tha: “Krishtlindjet janë periudha kur ne na mungojmë shumë, po shumë fare të dashurit tonë. Dhe kjo është ok. Por, në të njëjtën kohë, ka mundësi që ne të ndihemi fajtorë që po argëtohemi pa prindërit tanë. Por unë jam këtu për t’ju siguruar se prindërit tuaj duan që ju të bëni qejf, dakord?”.

    “Kështu që, mos u ndjeni në faj. Jeni të lejuar që të kaloni momentet më të bukura, sidomos pranë komunitetit “Scotty’s Little Soldier”. Ndaj, shkoni atje, kaloni çastet më të bukura dhe gëzuar Krishtlindjet”, shtoi princ Harry.

    Urimet e princ Harry-t për këto komunitet, tanimë janë kthyer në traditë. Në 2019-ën, Harry u vesh si Babagjyshi për t’u uruar festat fëmijëve të vegjël.

    Komuniteti “Scotty’s Little Soldier” ka si mision të bëjë bashkë fëmijët që kanë humbur një prind në Forcat e Armatosura Britanike dhe është hapur në vitin 2010, nga Nikki Scott, bashkëshorti i së cilës vdiq në Afganistan në vitin 2009.

    Harry u takua me Nikki-n dhe qendrën e saj bamirëse gjatë vitit 2017 dhe ai dhe bashkëshortja, Meghan Harry, zgjodhën pikërisht “Scotty’s Little Soldier” për t’u ofruar fëmijëve mbështetjen e duhur, edukimin, përfshirjen e tyre nëpër aktivitete, dhurata, si dhe dhënien e këshillave për prindërit dhe kujdestarët e vogëlushëve.

    Scott e ka quajtur mbështetjen e vazhdueshme të princit Harry si “të pabesueshme”, duke theksuar se “ka periudha të vitit, të cilat në veçanti janë sfiduese për fëmijët”, referuar festave si Krishtlindjet apo Viti i Ri.

    Princ Harry është jashtëzakonisht i ndjeshëm ndaj këtyre çështjeve, nisur edhe nga fakti se e ëma e tij, princeshë Diana u nda nga jeta kur ai ishte vetëm 12 vjeç.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit