15.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    I vihet flaka lokalit të Noizyt në Durrës, hera e dytë brenda muajit. Arrestohet kushëriri i këngëtarit

    Lokalit të reperit Rigels Rajkut alias Noizy i është vënë zjarri për herë të dytë brenda një muaji.

    Lokali ndodhet në zonën e Currilave ndërsa kësaj radhe flaka i është vënë verandës së lokalit buzë detit.

    Arrestohet kushëriri i këngëtarit

    Eraldo Musteqja është 26 vjeçari i arrestuar nga policia e Durrësit për zjarrvënie të përsëritur ndaj lokalit të Rigels Rajkut (Noizyt). Mësohet se 26 vjeçari është kushëri me këngëtarin e njohur.

    Ai është arrestuar në flagrëncë mëngjesin e sotëm pasi u kap duke i vënë zjarrin lokalit të Noizyt për herë të dytë. Ndërsa më herët raportohet se i ka vënë zjarrin edhe banesës së këngëtarit.

    Në momentin e arrestimit, kushëririt të Noizyt iu gjet një thikë.

    “Si rezultat i punës intensive hetimore për disa raste zjarrvëniesh, të kryera gjatë periudhës 10.06.2023-29.06.2023, si dhe në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm të situatës në nivel qarku, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Përsëritësi”, në kuadër të të cilit u identifikua, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 26 vjeç.

    Nga veprimet e shpejta dhe profesionale policore, 26-vjeçari (lidhje familjare e shtetasve të dëmtuar) u kap në flagrancë mëngjesin e sotëm, pasi i kishte vënë zjarrin një lokali në lagjen “Currilat”, në pronësi të shtetasit B. R.

    Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se i njëjti shtetas i ka vënë zjarrin të njëjtit lokal, më datë 11.06.2023, si dhe derës së banesës së nënës së pronarit të këtij lokali, më datë 10.06.2023.

    Në momentin e arrestimit, 26-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës (thikë).

    Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të këtyre rasteve.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit