5.5 C
Tirana
E hënë, 13 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Ia hodhëm fukarallëkut tani (shqiptarët, arabët e Ballkanit)

    Kryeministri Rama ka njoftuar mëngjesin e kësaj të mërkure se në malin e Shpiragut në Berat është gjetur një sasi e madhe gazi e nafte e cilësisë së lartë.

    Ai shkruan se pas një pune thuajse dhjetëvjeçare dhe arritjes në 6002 metra thellësi, tashmë po përgatitet edhe testi përfundimtar i i qëndrueshmërisë së presionit të nëntokës për nxjerrjen e naftës dhe gazit në sipërfaqe, gjë që në rast se do të rezultojë e suksesshme, sipas kryeministrit, do të sjellë një kapërcim historik në jetën ekonomike të vendit.

    “Mirëmëngjes ! Dhe nga vizita në kantierin e një shprese të madhe për #Shqipërinë2030, ku pas një pune titanike thuajse dhjetëvjeçare dhe arritjes në 6002 metra në thellësi të tokës, është prekur një rezervë e madhe gazi e nafte e cilësisë më të lartë, në ndërkohë që po përgatitet testi vendimtar i qëndrueshmërisë së presionit të nëntokës për nxjerrjen e saj lart, çka në rast suksesi do të thotë një kapërcim historik në jetën ekonomike të vendit, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan kryeministri Rama.

    Me sa duket, do i themi lamtumirë fukarallakëut.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit