24.5 C
Tirana
E diel, 22 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    ‘Ia vlejti pritja’: Martohen Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

    Bennifer, janë zyrtarisht burrë dhe grua! Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u martuan në një kishëz në Las Vegas të shtunën mbrëma vonë, duke i dhënë një tjetër hap marrëdhënies së tyre të shumëpërfolur. Lopez bëri publik lajmin e martesës të dielën në buletinin e saj për fansat, “On the J Lo”.

    “Dashuria eshte e bukur. Dashuria është e ëmbël. Dhe rezulton se dashuria është e durueshme. Njëzet vjet durim,” shkruan ajo.

    “Ata kishin të drejtë kur thanë, ‘gjithçka që ju nevojitet është dashuria’. Jemi shumë mirënjohës që e kemi me bollëk, një familje të re të mrekullueshme me pesë fëmijë të mrekullueshëm dhe një jetë që nuk kemi pasur kurrë më shumë arsye ta presim me padurim.”

    Lopez, 52 vjeçe, dhe Affleck, 49, u lidhën fillimisht në fillim të viteve 2000. Ata u fejuan, por nuk u martuan kurrë, duke përmendur si shkak “vëmendjen e tepërt të medias” në një deklaratë që njoftonte se dasma do të shtyhej. Përfundimisht, u ndanë në janar 2004.

    Affleck u martua me Jennifer Garner në vitin 2005, me të cilën ka tre fëmijë. Ata u divorcuan në vitin 2018. Lopez është martuar tre herë më parë. Ajo ishte e martuar për pak kohë me Ojani Noa nga 1997-1998 dhe me Cris Judd nga 2001-2003. Ajo dhe këngëtari Marc Anthony u martuan në vitin 2004 dhe u ndanë pas 1 dekade. Ata kanë bashkë binjakët, Emme dhe Maximilian.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit