8.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Idiotë të padobishëm”: Tre ditë replika dhe fyerje, drejtori i Tatimeve i kërkon falje Braçes

    Pas tre ditësh me replika dhe kundër-replika, por edhe fyerje mes deputetit socialist Erion Braçe dhe drejtorisë së Tatimeve, kjo e fundit ka bërë sot prapakthehu dhe i ka kërkuar falje deputetit socialist.

    Çfarë ndodhi?

    Deputeti socialist Erion Braçe denoncoi pak ditë më parë rritjen e çmimeve të fruta-perimeve në tregun e madh të shumicës në Tiranë dhe shitjen e tyre pa faturë tatimore. Pas kësaj agjencitë ligjzbatuese kanë shkuar në tregun e madh të Tiranës dhe sipas Braçes, një pjesë e tregtarëve që janë njoftuar prej tyre, kanë mbyllur qepenat, kurse të tjerët janë kapur në paligjshmëri.

    Sipas tij, këtyre të fundit u është thënë: “Nuk kemi ç’bëjmë, ka dhënë urdhër Braçja, prej tij e keni!”. Në këto kushte deputeti socialist ka reaguar sërish në Facebook, duke i akuzuar dhe duke i quajtur “idiotë të padobishëm të shtetit”.

    Qëllimi është fatura tatimore, në blerje nga bujku, në shitje nga tregtari, në shumicë e në pakicë. Fatura dhe Kuponi në çdo blerje e shitje, me çmime transparente, jo të rreme, deri në 31 dhjetor është emergjence, e keni edhe detyrim ligjor!”.

    Pas kësaj deklarate, ka ardhur edhe reagimi nga Administrata Tatimore, e cila i quan të pasakta deklaratat e deputetit Braçe. Sipas saj, monitorimi dhe verifikimi i tregjeve, ku operojnë bizneset e mëdha është procedurë standarde, që ndiqet çdo vit.

    “Na vjen keq të dëgjojmë nga një deputet fyerje dhe mungesë respekti ndaj Administratës Tatimore, duke përdhosur punën e saj, aq më keq me informacione të pavërteta, gjykime të një deputeti që jo vetëm nuk e përmirësojnë punën e një Administrate, por përkundrazi e ofendojnë publikisht atë me apo pa të drejtë”.

    Ndjesa

    Por një ditë pas këtij reagimi, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ndryshon qëndrim, duke i kërkuar ndjesë deputetit dhe duke e cilësuar të nxituar dhe aspak institucional reagimin e saj.

    “Në emër të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe në emrin tim personal, i kërkojmë ndjesë publike deputetit Erjon Braçe për reagimin e nxituar dhe aspak institucional ndaj kritikave të tij publike. Shqetësimet e deputetit meritojnë vëmendjen e institucionit tonë dhe nuk është detyra jonë të replikojmë me askënd që lirisht jep opinionin e vet.

    Kjo thyerje e etikës institucionale nuk do të përsëritet. Shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve për sa më lart. Ceno Klosi”, shkruan Drejtoria e Tatimeve në Facebook.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit