23.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Ik pi*dhu”, plas sherri, Amos zihet keq me Oltën dhe Luizin: Ty të ha me dhëmbë, dy kafshata të kam

    Një debat i ashpër ka ndodhur mes Olta Gixharit dhe Amos Mujo Zaharisë në Big Brother. E gjitha ka ardhur si pasojë e gërhitjes së Luiz Ejllit që ka lënë pa gjumë shumë banorë. Një prej të cilëve ishte dhe Amosi që mbrëmjen e kaluar e kaloi natën duke fjetur në oborr dhe Olta e vuri re kur doli për të bërë rutinën e saj të mëngjesit.

    Ndërkohë që më pas në rulotë atë e viziton Luizi i cili i thotë se gjithë natës banorët i thoshin “mos gërhit se na le pagjumë”, gjë që i ka shkaktuar të qeshura Oltës , por jo Amosit, i cili ka ngritur dhe zërin

    “Unë fjeta jashtë nga të gërhiturat e këtij dhe ti qesh, të duket për të qeshur“, i kthehet ai Oltës.

    “Unë të kam mbrojtur për të gjitha gomarllëqet që ke bërë , dhe ti zgërdhihesh këtu”, thotë Amos më tej.

    Në debat që ka degraduar në gjuhë të ashpër, Amosi i është drejtuar Oltës me fjalët “ik pi*dhu”.

    DEBATI

    Amos: Po kur të tha s’më la me fjet pse të erdhi me qesh? Të kam dëgjuar me veshët e mi, kur e pyete këtë robin ca do Amosi atje. Këtu këtu.

    Olta: Na mo Amos qetësohu.

    Amos: Ik ere pi*dhu.

    Olta: Je në terezi mo? Ça është kjo po bën kshu ti mo, ca janë këto kërcënime?

    Amos: Po ta bëj pra ta bëj, pse qekan kërcënime?

    Olta: Më sqaro një herë ça je duke thënë

    Amos:  Ja ta them unë, kush është ai atje

    Olta: Ti

    Amos: Prit pra. Amosi. Po pse po fle atje?

    Olta: E dija që ishe ti

    Amos: Prit pra

    Olta: E ke gabim jam cu e para unë

    Amos: Mos ngre zërin

    Olta: E të erdha afër e vëllai i madh më tërhoqi vëmendjen kujtova thashë shkova se pashë Amosin e kujtova mos ishe sëmurë

    Amos: Po lëri mo këto po ca kishte për të qeshur se nuk mora vesh.

    Olta: Si lëri këto? Qesha se tha ai u mblodhën të gjithë te koka ime

    Amos: Po të dëgjova me veshët e mi, i bie që të të besoj ty e jo veshëve të mi Olta? E nxore që tani ëëë? ha ha ha ha

    Ndërsa ka vazhduar debatin me Oltën, Amosi është kapur edhe Luizin.

    Amos-Luizit: Ty nuk të kursej fare!

    Luizi: Merr dhe shokë dhe hajde!

    Amos: S’kam nevojë për shokë, ty dy kafshata të kam, të ha me dhëmbë. Nuk të kursej fare. Më vjen keq për atë gocën aty….

    Olta: Amos qetësohu se e ke gabim!

    Amos: I qetë jam, ky është problemi!

    Olta: Po ja fut kot!

    Amos: Po po vazhdo qesh ti!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit