16.5 C
Tirana
E enjte, 17 Prill, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Ika nga shtëpia, nuk e dua më bashkëshorten”, këngëtari i zhdukur prej disa ditë, paraqitet në polici

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Prizren, ku këngëtari Vllaznim Krasniqi është raportuar si i zhdukur nga bashkëshortja e tij, pasi nuk ishte kthyer në shtëpi për disa ditë.

    Sipas denoncimit të bërë më 9 prill, gruaja e këngëtarit deklaroi në polici se ai ishte larguar pa lënë gjurmë që prej datës 6 prill, kur kishte shkuar të performonte në një lokal nate në fshatin Topliqan të Suharekës.

    Ajo përshkroi edhe pamjen e jashtme të bashkëshortit, përfshirë veshjen dhe tatuazhet karakteristike që mban në trup.

    Vetëm pak orë pas denoncimit, Krasniqi është paraqitur vetë në Stacionin Policor në Prizren, duke sqaruar se ishte larguar me vullnet të plotë dhe se nuk kishte asnjë dëshirë për t’u kthyer në shtëpi dhe se nuk do të jetoj me bashkëshorten për shkak të problemeve që ka me të.

    Ai tha se gjatë ditëve kishte qëndruar në motele të ndryshme në Prizren, duke shmangur çdo kontakt me bashkëshorten.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit