7.5 C
Tirana
E enjte, 13 Nëntor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    IKMT prish dy pishina të “Prestige Resort”- Hysenbelliu: Hakmarrje e Edi Ramës. Reagon Ministria e Brendshme

    Inspektorë të Inspektoratit Të Mbrojtjes së territorit mëngjesin e sotëm kanë shkuar pranë ambienteve të “Prestige Resort” në plazhin e Golemit, për të shembur dy pishina, qe thuhet se jane ndërtuara pa leje.

    Pak javë më parë IKMT i prishi edhe murin rrethues të hotelit “Prestige”, me arsyetimin se bllokonte shëtitoren në Golem.

    Vajza e Irfan Hysenbelliut e ka konsideruar kete nje sulm politik nga Edi Rama.

    Per ngjarjen reagoi edhe politika, me Petrit Vasilin dhe Erisa Xhixhon, qe shkuan ne ambientet e “Prestige resort”.

    Ministria e Brendshme ndërkohë ka reaguar me një deklaratë, pas akuzave nga mediat e pronarit të “Prestige Resort”

    Reagimi

    Sot strukturat e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit kanë rifilluar operacionin “Bregdeti Ynë”, i cili është ndërprerë gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht, për të rinisur në shtator.

    Ky operacion ka synuar rivendosjen e ligjshmërisë në bregdet dhe deri tani ka prishur 434 objekte të paligjshme në vijën bregdetare.

    Ndërhyrja e sotme për rikthimin e rreth 4 mijë metrave katrorë rërë e det të kthyera në beton, përpara një resorti ku një pjesë e zhvillimeve edhe në brendësi të zonës së pishave janë ndërtime të paligjshme për qëllime fitimi, është trajtuar nga mediat e zotit Irfan Hysenbelliu si sulm ndaj linjës editoriale të tyre.

    Nuk është hera e parë që mediat News24, BalkanWeb dhe Panorama synojnë të mbulojnë problemet e pronarit të tyre me ligjin, duke marrë rolin e viktimës së lirisë së shtypit.

    Edhe më keq se kaq, këto media e kanë bërë mesa duket rrugë përdorimin e shantazhit, shpifjes dhe denigrimit ndaj autoriteteve shtetërore, sa herë zoti Irfan Hysenbelliu ka rënë në rrjetën e kontrolleve ligjore.

    Pre e kësaj mënyre të ulët të keqpërdorimit të mediave si imunitet ndaj ligjit të pronarit, kanë rënë kohët e fundit drejtori i tatimeve dhe më pas drejtori i doganave.

    Ata u kthyen në shënjestra fushatash denigruese të News24, BalkanWeb dhe Panorama, sepse agjencitë e të ardhurave të shtetit konstatuan një evazion fiskal me përmasa shqetësuese në biznese të lidhura me zotin Irfan Hysenbelliu.

    Sot këto media e kanë nisur ditën me shantazhe, shpifje dhe me denigrimin e drejtores së sapoemëruar të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

    Ato kanë thënë se drejtori i këtij Inspektoriati paska dhënë dorëheqjen sepse ka kundërshtuar rifillimin e operacionit “Bregdeti Ynë” me pikërisht aksionin për çbetonizimin e plazhit dhe detit para resortit të zotit Irfan Hysenbelliu. Kjo është krejtësisht e pavërtetë.

    Zoti Ajet Zyberi do të drejtojë operacionin e ri kombëtar të Task Forcës kundër lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike, i cili do të nisë javën e ardhshme pas shpalosjes së planit të qeverisë për të përballuar vjeshtë-dimrin në kushtet e krizës ndërkombëtare të energjisë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit