16.5 C
Tirana
E diel, 22 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Ilaç për sytë tuaj”, Enca Haxhia provokon me pozat seksi

    Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia është distancuar për pak kohë nga muzika dhe po shijon pushimet nëpër vendet më luksoze të botës. Këngëtarja ka bërë me dije se ndodhet prej pak kohësh në Dubai, nga ku nuk kanë munguar fotot dhe videot provokative.

    Së fundmi, këngëtarja ka publikuar disa fotografi ku shfaqet me bikini duke vënë në pah linjat bombastike. “Jam thjesht një lule që po merr gjithë diellin e nevojshëm për ta kthyer në oksigjen”, ka shkruar këngëtarja ndërsa i ka cilësuar fotot si “ilaç për sytë”.

    Kujtojmë që projekti muzikor më i fundit që solli Enca mban titullin “Suavele”, publikuar 8 muaj më parë. Këngëtarja nuk ka zbuluar nëse po punon për ndonjë projekt të ri.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit