17.5 C
Tirana
E enjte, 12 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Ilinisa shpreh mbështetje për këtë banor në Big Brother

    Një moment i veçantë ka ndodhur gjatë spektaklit “Big Love”, ku Rogerti ka marrë një mesazh publik nga gazetarja dhe ish-banorja e njohur, Ilnisa Agolli. Mesazhi i saj ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut për mënyrën e drejtpërdrejtë dhe simbolike të shprehjes.

    Në mesazhin e saj, Ilnisa vlerëson mënyrën e komunikimit të Rogertit, duke theksuar se sinqeriteti i tij është pikërisht ajo që e bën të veçantë.

    “Rogert të kam ndjekur, më pëlqen mënyra si flet drejtpërdrejt aty dhe pa filtra. Është një komunikim që të prek nervin. Pak a shumë sikur të prek nervi i një dhëmballe të prishur. Vetëm duke u përballur me atë që na dhemb mund të çlirohemi nga kompleksi që kemi. Mbase kjo është arsyeja pse shumë njerëz bezdisen. Do isha kënaqur nëse do të kishim qenë në të njëjtin Big, por edhe kështu ne të dy ndërveprojmë,” shkruante ajo në mesazh.

    Fjalët e saj nuk kaluan pa reagim nga Rogerti, i cili iu përgjigj me humor dhe respekt gjatë emisionit.

    “Aman Vëllai i Madh, ma sillni këtu. Respekte Ilnisa Agolli,” u shpreh ai, duke shkaktuar reagime dhe komente të shumta nga publiku në studio dhe në rrjetet sociale.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit