7.5 C
Tirana
E martë, 30 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Ilir Alimehmeti me sytë nga Amerika: 2026 do jetë një vit tronditës për Shqipërinë

    Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka komentuar zhvillimet politike në vend gjatë një interviste në emisionin “Studio24”, duke theksuar se situata aktuale kërkon reagim të fortë nga qytetarët dhe opozita.

    Sipas Alimehmetit, korrupsioni, kriminaliteti dhe largimi masiv i shqiptarëve nga vendi janë probleme serioze që e bëjnë të patolerueshme vijimin e kësaj qeverisjeje. Ai u shpreh se në këto kushte qytetarët përballen me një zgjedhje të qartë: ose krimi, ose shteti ligjor.

    “Rruga e duhur është rotacioni absolut, largimi i kësaj qeverie të mpleksur me krimin, në mënyrë që shqiptarët të vendosin vetë për shtetin e tyre dhe të krijohen kushtet që ata të rikthehen në vend,” – deklaroi Alimehmeti.

    Ai konfirmoi gjithashtu se do të jetë pjesë e protestave të vazhdueshme të Partisë Demokratike, duke theksuar se opozita është në të drejtën e saj të kërkojë pastrimin e qeverisë dhe të shtetit. Sipas tij, qytetarët kanë të drejtën legjitime të zgjedhin një alternativë më të mirë përballë qeverisë aktuale.

    “Besoj se faktet që po shihni gjatë këtyre ditëve dhe grupet e punës që kanë ardhur nga SHBA, dhe afati që ka dhënë Trump prej 90 ditësh për verifikimin e korrupsionit. Është një manovër e madhe e SHBA, gjithëpërfshirëse, kjo do të jenë zhvillimet e vërteta.

    Ne do të shohim lëvizje aq të mëdha tektonike, presim hetimet nga amerikanët dhe do të shohim si do të veprojnë. Duke parë se sa të shqetësuar janë ata që kanë duart e përlyer kuptojmë se do të ketë zhvillime aq të mëdha, sa do të kemi një 2026 krejt ndryshe” – tha ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit