Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka dhënë një mesazh në 20 vjetorin e themelimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, tashmë Partia e Lirisë.
Meta u shpreh se LSI hapi një faqe të re në jetën politike të vendit.
Ai theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim dha një kontribut të jashtëzakonshëm në shpejtimin e proceseve integruese të vendit, por sipas tij, kjo parti në drejtimin e gruas së vet, Monika Kryemadhi, shiti mandatet.
“Një mesazh në 20-vjetorin e themelimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, që hapi një faqe të re në jetën politike të vendit dhe që dha një kontribut të jashtëzakonshëm në shpejtimin e proceseve integruese të vendit, deri në momentin katastrofik të shitjes të mandateve që solli kapjen mafioze të shtetit”, shprehet Meta.