10.5 C
Tirana
E hënë, 2 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Ilir Meta ankohet për kushtet e burgut “313”: Ka ndërprerje të energjisë elektrike dhe të ujit! Shkatërruan edhe fushën e volejbollit

    Ilir Meta, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka denoncuar kushtet në të cilat përballen të burgosurit tek IEPV “Jordan Misja”, i njohur ndryshe si burgu “313”.

    Meta shkruan se tek “313” të burgosurit përballen me ndërprerje të energjisë elektrike dhe të ujit në qelitë e tyre. Po ashtu, ish-presidenti nënvizon në postimin e tij, se është shkatërruar edhe i vetmi mjet argëtimi në këtë burg, fusha e volejbollit.

    Ndërsa po ashtu, ai ka denoncuar edhe trajtimin që i bëhet stafit të burgut, duke përfshirë pagat, orët e zgjatura të punës, ushqimin dhe shpërblimet në fund të vitit.

    Përrallat europiane” për të drejtat në burgje janë një mashtrim ordiner, i ndërtuar për të fshehur një realitet të errët dhe një trajtim kriminal, jo vetëm ndaj të paraburgosurve dhe të burgosurve, por edhe ndaj vet gardianëve që vuajnë pasojat e këtij Narkoregjimi të kalbur”, thekson ai në postimin e tij.

    Postimi i plotë i Metës:

    Meqenëse zëvendësministrja e Drejtësisë u paraqit sot para Komisionit të Ligjeve duke folur për “standardet europiane” të trajtimit të të paraburgosurve dhe të burgosurve, i ftoj publikisht deputetët z. Tedi Blushi dhe z. Klevis Balliu, të cilëve deri më tani u është mohuar në mënyrë arbitrare e drejta për t’u takuar me mua, të vijnë në IEPV “Jordan Misja” dhe të përballen me realitetin.

    Le të konstatojnë vetë:

    Sa orë energji elektrike ka realisht në këtë burg të sigurisë së lartë dhe sa shpesh ndërpriten “dritat”?

    Sa orë ujë kanë të paraburgosurit dhe të burgosurit?

    Pse u shkatërrua edhe i vetmi mjet argëtimi, një fushë volejbolli?

    Le t’i pyesin gardianët: sa janë pagat e tyre reale? A u paguhen orët jashtë orarit? A marrin ushqimin që u takon me ligj? A kanë marrë shpërblim në fund të vitit?

    A marrin trajtimin shëndetësor të duhur të paraburgosurit dhe të burgosurit që vuajnë nga sëmundje të ndryshme? Dhe pse dhjetëra qytetarë kanë humbur jetën në burgjet e Shqipërisë?

    “Përrallat europiane” për të drejtat në burgje janë një mashtrim ordiner, i ndërtuar për të fshehur një realitet të errët dhe një trajtim kriminal, jo vetëm ndaj të paraburgosurve dhe të burgosurve, por edhe ndaj vet gardianëve që vuajnë pasojat e këtij Narkoregjimi të kalbur.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit