27.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ilir Meta do të jetë… Ronald Reagan i Shqipërisë

    Katër dekada më parë, Presidenti i SHBA, Ronald Reagan mban një nga fjalimet më të fuqishme të tij; atë ku i shpalli luftë drogës, korrupsionit dhe krimit.

    Fjalimi i Reagan u mbajt në një kohë që në rrugët e Amerikës numëroheshin çdo vit mbi 20 mijë të vdekur nga përplasjet e bandave dhe grupeve kriminale. Dëmi financiar i këtyre përplasjeve ishte mbi 9 miliard dollarë.

    Sot, 40 vite më vonë fjalimin e Reagan e merr dhe e kujton Ilir Meta, duke shpresuar që të bindë qytetarët shqiptarë që ai është një ‘mini-Reagan’ i Shqipërisë. Por pse Ilir Meta s’mund të jetë kurrë një Reagan për Shqipërinë?

    Ronald Reagan e mbajti fjalimin pak muaj pasi ai kishte marrë detyrën në krye të Shtëpisë së Bardhë. Ishte vetëm fillimi i dy mandateve presidenciale që konsiderohen si ndër më të suksesshmit në historinë e SHBA.

    Ilir Meta nga ana tjetër merr fjalët e ish-Presidentit amerikan dhe i vë në gojën e vet pas 30 viteve në politikë, ku i ka kaluar të gjitha nivelet e pushtetit dhe djegur në më shumë se një rast mundësinë për të qenë një Reagan.

    Meta mund të ishte një Reagan në fillim të këtij mijëvjeçari, kur drejtonte qeverinë e socialistëve, që konsiderohet si një ndër qeverisjet më të korruptuara edhe për standardet e tranzicionit shqiptar. Në atë kohë s’e bëri, përkundrazi u akuzua për vjedhje nga më të rëndomtat, deri te vjedhja e floririt në Kërrabë.

    Në bashkëqeverisje me Berishën nga 2009-ta deri në 2013-n sërish nuk i shpalli luftë korrupsionit, por u akuzua se ishte maja e tij në denoncimet e të ndjerit Dritan Prifti dhe më pas në aferën Cez-Dia.

    Për lidhje me krimin është përfolur gjatë të gjithë karrierës së vet në politikë, e fundit kur drejtonte Kuvendin në koalicion me Edi Ramën. Akuzat në atë kohë bindën edhe Sali Berishën (sot aleat i Metës) që t’i kërkonte dorëheqjen nga posti i kryetarit të Kuvendit.

    Në Presidencë kompetencat i kishte të kufizuara, por të mjaftueshme sa për të lënë gjurmë edhe në këtë institucion me shpërndarje dekoratash e medaljesh pa kriter, aq sa po thuhej me shaka se po i shiste…dhe shakaja është gjysma e së vërtetës.

    Si përfundim, Meta atë që s’e bëri për asnjë moment në pushtet, Ilir Meta na e premton tani në opozitë. A mund të besohet?!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit