9.5 C
Tirana
E enjte, 13 Nëntor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Ilir Meta: Do t’i shkulim dhëmballët e korruptuara lepurushit Edi Rama! S’ka më as mundësi të thotë “qafsha mamin”

    Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka bërë një deklaratë të fortë mesditën e sotme kur është pyetur nga gazetarët se cila do të jetë përgjigja e opozitës, në rast se kryeministri Edi Rama nis sulmet ndaj tyre ashtu si ndaj mediave.

    Meta e quajti kryeministrin Rama “lepurush” dhe tha se opozita do i përgjigjet atij dhëmbë për dhëmbë, e do t’i heqë të gjitha dhëmballët e korruptuara. Madje, kreu i Partisë së Lirisë shkoi dhe më tej kur tha se Rama tashmë ka humbur “mundësinë të thotë qafsha mamin”.

    A i druheni sulmeve të Edi Ramës? Cila do jetë përgjigja e opozitës?

    Ilir Meta: Opozita do t’i përgjigjet dhëmbë për dhëmbë Edi Ramës dhe do t’i shkuli të gjithë dhëmbët dhe dhëmballët e korruptuara Edi Ramës. E dimë shumë mirë trimërinë dhe guximin e lepurushit Edi Rama. Edhe ai e di shumë mirë se ne e dimë. Të jetë i sigurt që opozitën do ta ketë ballë për ballë.

    Edhe tani ka humbur dhe mundësinë të thotë qafsha mamin nuk e bëjë më këtë gjë. Sepse ka vënë në pikëpyetje ekzistencën e shtetit tonë, edhe të interesave tona, të ligjshme, sovrane dhe kombëtare. Nuk ka për të qenë Shqipëria çiflig i Edi Ramës. As Edi Rama regjent i dikujt që tallet me Shqipërinë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit