20.5 C
Tirana
E shtunë, 12 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Ilir Meta kërcënon Edi Ramën: Atij dhe dashnores së tij të 17 majit do t’ja fus ligjet në b****, se atje i shijon atij

    Ilir Meta ka shpërthyer në një konferencë për mediat pasi u pyet për dy iniciativat që janë në kuvend lidhur me përjashtimin e kryetarëve të partive që kanë bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit.

    “Ligjet që bën djali i Kristaqit, Edvin Kristaq Rama, ligjet që bën nipi i Spiro Kolekës, unë me tolerancën më të madhe do t’ia fus atje ku e shijon më shumë ai.

    Të gjithë ata që mendojnë se do ekzekutojnë pluralizmin politik do të kenë fatin e Musolinit dhe Klaretës, dashnores së Musolinit.

    Parlamenti i Tiranës sa të mblidhet i ka gati 10 komisione hetimore dhe 1 komision është për Bashkinë e Tiranës, që ka të bëjë me korrupsionin e dosjeve.

    Sa i takon Ram-Bashistëve vrimë miu nuk do të ketë për ta.

    E di Rama që unë i mbaj premtimet. Piktori i Sigurimit të Shtetit, Edvin Kristaq Rama duhet ta dijë shumë mirë që do të përgjigjet deri në një për shkeljet e ligjit.

    Ai e di, por e bën që të trimërojë të tjerët, do t’i përdorë siç përdori Sajmirin, Lefterin dhe Alqin”, tha Meta.

    Sipas tij “kushdo që do të guxojë të prekë votën e qytetarëve do të përfundojë si Musolini me Klaretën.

    Klareta është ai i 17 majit (Basha), që u mbyllën bashkë atje. E dinë gjithë shqiptarët dhe demokratët se kush është”.

     

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit