9.5 C
Tirana
E premte, 15 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ilir Meta sfidon SPAK-un: S’kam frikë, s’kanë çfarë më bëjnë

    Ilir Meta deklaroi se nuk është vendosur në dijeni dhe nuk është thirrur asnjëherë nga SPAK lidhur me hetimet që kanë nisur ndaj tij.

    Meta tha se nëse do të ketë një thirrje për të, ai do të shkojë dhe do të bëjë transparencë për të gjitha pyetjet dhe etapat e hetimeve.

    “Kush do që të shkojë me Ramoviçin në fund të detit, janë të lirë” – thotë Meta.

    Kjo tregion që u dashkan 2-3 javë nga një institucion që besohej se do bënte ndonjë çudi të madhe këtu, për një certifikatë ku përmes e-albanias mund ta gjenin. Arsyeja është që të prodhohen lajme për shkak të hallin që e ka zënë Edi Ramën përballë një opozite të vërtetë. Është një tregues i qartë i mungesës së seriozitetit nga institucionet që janë të kontrolluara nga kryeministri aktual”, tha ai.

    Jeni njoftuar zyrtarisht?

    Së pari ju e dini që nuk kam qenë bashkëpunëtor i regjimit të Kristaqit. Nuk më intereson se për çfarë hetojnë. Unë kam 30 vite që jam nën hetim që kur jam futur në politikë. Unë që në moshën 22-vjeçare kam qenë nën hetim. Më kanë kërcënuar që të largohesha nga Shqipëria. Përdorimi i drejtësisë, ka qenë dhe mbetet një sport. Jemi të dytët në botë për rryshfetin pas Zambias. Jemi pas Zimbabve për aferën e inceneratorëve.

    Po ju hetojnë për atë që quhet si çështja e dosjes?

    Unë nuk e di se çfarë hetojnë ata. Të hetojnë çfarë të kenë dëshirë. Unë jam këtu përballë jush, siç janë ata përballë regjimit të Ramoviçit. Ka kaluar në kohën shtesë. Kjo për shkak të opozitës së korruptuar. Janë përpëlitjet e fundit që duan të shkojnë në fund të detit me Ramaviçin. Unë nuk i jam shmangur drejtësisë. Jam përballur gjithmonë. Ka një thirrje për mua, do shkoj dhe do ju përgjigjem. Kur të dalë do ju bëj të qartë pyetjet dhe përgjigjet që kanë bërë.

    Nuk kam asnjë dijeni dhe nuk kam asnjë interes.

    Jeni thirrur për këtë çështje?

    Nuk jam thirrur. Kolegët tuaj publikuar përpara zgjedhjeve listën me patronazhistët. SPAK-u në vend që të ndërmerrte iniciativa kundër atyre që keqpërdorën të dhënat e qytetarëve, vajti të merrej me LAPSI-n dhe kompjuterët e kolegëve tuaj. Nuk kemi çfarë të flasim për seriozitetin e këtyre inceneratorëve.

    Unë nuk di asgjë, përveçse dua të falënderoj Kryemadhin e cila në ndihmë të SPAK-ut, për ta ndihmuar që të bëjë punën e tij i ka bërë publike edhe certifikatën time.

    Ajo që unë di është që Fuga me porosi të Ramës përpiqet që ta largoje sa më shumë shtatorin duke prodhuar lajme qesharake në bashkëpunim me larvën e bashkisë dhe me Tao Taon duke u shprehur herë në emër të autoritetit të manipulimit të dosjeve, herë ne emër të kryetares së parlamentit që ishte tromaksur.

    Unë di shumë letra dhe fakte, por që në datën 8 gusht ekziston një shkresë zyrtare ku kërkohet nga i njëjti titullar gjendjes civile lidhur me të dhënat e mia, për gjeneralitetet.

    Po ashtu u njohëm edhe me një kërkesë tjetër drejtuar KQZ. Kjo tregon që u dashkan 2-3 jave për një certifikatë që përmes e-albanias mund ta gjenin. Por arsye është se duan të prodhojnë lajme në funksion të panikut që ka zënë Ramën përballë një opozite të vërtetë në vendin tonë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit