12.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Ilir Meta, sherr me pronarin e një lokali në Skrapar

    Ilir Meta thuhet se është përleshur me pronarin e një lokali në Skrapar.

    Kjo bëhet me dijet nga gazetari Mero Baze.

    “Bashkimi i tij me Berishën në të vërtetë është një aleancë shumë natyrale, pasi janë liderë me halle të përbashkëta, por elektorati opozitar i ish-PD dhe ai i ish-LSI, duket se nuk kanë shumë gjëra të përbashkëta. Përveçse njëri është i majtë e tjetri i djathtë, ata ndahen nga njëri-tjetri dhe nga konsekuencat politike dhe historia e LSI në vite ndaj PD.

    Kjo duket se ka rritur ndjeshëm nervozizmin e Ilir Metës gjatë vizitës në Berat dhe Skrapar, ku sipas burimeve nga brenda opozitës, ai ka shkuar deri në konfrontim fizik me një pronar restoranti në Skrapar, duke e akuzuar se janë mosmirënjohës për të gjitha ato që Meta ka bërë për Skraparin. Përleshja ka qenë fizike dhe për pak ka përfunduar në një rrahje publike nëse nuk do të kishin ndërhyrë rojet e tij”, shkruan Baze.

    Meta për momentin nuk ka asnjë reagim.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit