22.5 C
Tirana
E premte, 27 Qershor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Ilir Meta “shet” gruan për të shpëtuar vetë

    GJKKO ka marrë vendimin për të lënë në fuqi masën e arrestit me burg ndaj ish-presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit kërkoi ndryshim të masës.

    Pas vendimit nga GJKKO, avokati i Metës ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka treguar se çfarë ndodhi në seancë.

    Gjatë seancës pas fjalës së avokatit ku parashtroi argumentet se përse Meta nuk duhet të qëndrojë në paraburgim, Kujtim Cakrani tregoi se vetë Ilir Meta ka folur rreth 1 orë duke sqaruar se kartën e kreditit e ka përdorur Monika Kryemadhi dhe se “siç ka thënë kryeministri Rama” përgjegjësia është personale.

    “U kërkuan prova që ne i administruam në seancën e kaluar. Pasi dhamë pretendimet tona dhe kërkuam zëvendësimin e saj.

    Për rreth 45 minuta diskutuam, dhe parashtrova përse Meta mos qëndrojë në paraburgim, foli vetë Meta për rreth një orën, për një kartë krediti të Monika Kryemadhit.

    Karta është përdorur nga Kryemadhi, Meta nuk ka përdorur kurrë në jetën e tij kartë krediti.

    Kjo ka qenë e gjithë seanca sot. Gjykata vendosi vazhdimin e masës së sigurimit. E dimë që është akuzë politike.

    Karta është përdorur nga kryemadhi, meta nuk ka përdorur kurrë në jetën e tij kartë krediti”, tha ai.

    Prej disa ditësh, Ilir Meta është duke u përpjekur ta heqë përgjegjësinë nga vetja për të shpëtuar, duke ia hedhur fajin ish-bashkëshortes së vet.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit