20.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ilir Shaqiri flet për prishjen e raportit me Sabianin: Kur abuzohet me miqësi, nuk është më miqësi

    Kohët kur Iliri prekej nga kënga “Tradhtare” e Sabianit dhe thoshte me lot në sy që “e ka bo për mu” i përkasin së kaluarës. Pas përfundimit të reality show-t, dy miqtë që e quanin njëri-tjetrin vëllezër nuk u panë më dhe në media u raportua se i kanë prishur raportet, siç Ilir Shaqiri pohoi në një intervistë për “ABC e Pasdites”.

    “Me Sabin nuk kemi raport. Secili ka jetën e vetë, ndoshta kjo edhe përsa i përket edhe gjërave që u thanë dhe gjërave që u bënë. Nuk kemi kemi komunikim” – tha ai.

    Më pas shtoi: “Ka çudi dhe ka një lloj keqardhje nuk mund ta mohoj, sepse si unë dhe Sabi i besuam diçka njëri-tjetrin dhe aty brenda mori një vlerë shumë të madhe.

    Mbijetoi le të themi. Pikërisht për këtë është keqardhja sepse u transmetua një mesazh miqësie shumë i lartë dhe me shumë vlera. Por ama kur fillon dhe abuzohet në miqësi, kjo pastaj nuk është më miqësi.”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit