Ilir Shaqiri ishte i ftuari i Ermal Peçit në emisionin “Më prit në fundjavë” në RTSH.
Mes shumë rrëfimeve ai foli edhe për eksperiencën e tij në shtëpinë e Big Brother VIP dhe nëse do vepronte si miku i tij, Sabiani që hyri sërish.
“Absolutisht jo. Ndoshta një edicion vetëm më fituesit. Sabiani shkoi për një problem familjar aty, nuk u fut për të fituar spektaklin”, tha Iliri.
Po nëse vajza e Ilirit do të ishte në shtëpi do futej edhe Iliri?
“Jo nuk do futesha. Kur njeriu është mazhoren e mbi të gjitha kur di çfarë vajze ke nuk ka arsye përse të futesh apo ndërhysh”, u përgjigj balerini.
Iliri tregoi më tej se është gati projekti ‘Isola de famosi’. Balerini I njohur do të sfidoj veten në ishull me personazhet e njohur të ekranit italian.
“Jemi në fazën finale, po mbyllen e diskutohen kontratat. Po diskutohet nëse do futem në fillim apo në mes të reality show”.