9.5 C
Tirana
E enjte, 24 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Iliri thotë se Luizi është një miks Ilir-Donald (& tregon cilësinë që i duhet për të fituar “BBVA”)

    Ilir Shaqiri, (pas videos virale ku shfaqej me Donaldin) ishte i ftuar në “Më lër të flas”, në një “përballje me rivalin” e tij në edicionin e parë të “BBVA”. Sigurisht, mes shumë të tjerash, u diskutua edhe “BBVA” aktual dhe Iliri dha një mendim për Luizin:

    “Luizin e shikoj si një person që e karakterizojnë qetësia e Ilirit dhe batutat e Donaldit. Ama, mendoj që të jesh klas dhe të jesh fitues, duhet të jesh origjinal”, tha fituesi i edicionit të parë të “BBVA”.

    Nuk e dimë se pse Iliri e theksoi pjesën e origjinalitetit, dukshëm ishte një kunjë, ama kemi 2 teori:

    – Referuar ngjashmërisë së Luizit me Iliri dhe Donaldin

    – Referuar faktit që Luizi ka ndjekur dhe përdorur strategjinë e fituesit “Big Brother Canada”, Kevin Jacobs.

    E, nëse jeni kuriozë se kush del në prime-in e sotëm, sipas Ilirit, ju themi se Kiara, pasi për Ilirin, Olta dhe Luizi janë si ai dhe Donaldi vjet.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit