14.5 C
Tirana
E hënë, 20 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Ilnisa flet për herë të parë pas ndarjes nga Meritoni: “Nuk ishte dashuri”

    Në një intervistë për UëTëFë Show, gazetarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Ilnisa Agolli, foli për herë të parë që pas ndarjes rreth lidhjes së saj me Meriton Mjekiqin.

    Si fillim, Ilnisa u pyet nëse kishte dashuruar ndonjëherë marrëzisht.

    “Mendoj që ne dashurohemi në momente të ndryshme dhe në forma të ndryshme. E dua ndjenjën, por është ndryshe në kushtet e izolimit,” tha ajo, duke i lënë hapësirë interpretimit se lidhja me Meritonin kishte një natyrë të veçantë, por jo domosdoshmërisht ishte dashuri e thellë.

    E pyetur konkretisht nëse ajo marrëdhënie mund të quhej dashuri, Ilnisa u shpreh:

    “Nuk besoj. Ishte një çast i vështirë për mua, kisha njerëz kundra, doja një mbështetje. Askush nuk më kuptonte. Unë e ndieja që nuk më donin dhe në një moment shumë të dobët timin pashë një njeri që ndoshta edhe ai aty brenda mund të ketë qenë i vërtetë. Por realiteti ta transkripton ndryshe të vërtetën dhe ta zbardh ndryshe historinë. Se po flas me terma gazetareske, ngjarja shpaloset në terren dhe aty nuk funksionoi. Për aq sa zgjati, u kënaqa.”

    Lidhja mes Ilnisës dhe Meritonit nisi gjatë kohës që të dy ndodheshin brenda shtëpisë së BBVA3. Ndarja u konfirmua zyrtarisht në janar të këtij viti nga vetë Meritoni, pas pak muajsh spekulime për një krizë mes çiftit.

     

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit