9.5 C
Tirana
E shtunë, 14 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Ilnisa flet për ndryshimet që i ka sjellë dashuria

    Ilnisa, e ftuar në “She’s On Top”, tregoi se dashuria me Meritonin i ka sjellë ca ndryshime nga brenda që reflektohen edhe në pamjen e jashtme. Argjira Spanca, moderatorja e programit, e komplimentoi ish-banoren e “BBVA 3”, duke i thënë se duket “kokrra e yllit”.

    Ilnisa, e buzëqeshur, tha se dashuria të zbut, të ndryshon e të zbukuron:

    “Është nga brenda, dashuria të zbut, të ndryshon, të zbukuron. Kemi ardhur nga një pushim i shkurtër në Bodrum, ku frynte një erë dashurie nga ato që të rrëmbejnë”.

    Argjira e ngacmoi duke i thënë nëse sjell diçka të re kjo era e dashurisë, ndërsa Ilnisa ia ktheu: “Nuk e di pse u emocionova… jo nga ty, por nga pyetjet, në sensin që kërkon ato përgjigje që nuk t’i jap dot publikisht” dhe pas një pauze pranoi se edhe mund të ketë të reja.

    Ndërkohë, ne presim për të rejat dhe ju rikujtojmë se Ilnisa dhe Meritoni u lidhën gjatë qëndrimit në “BBVA 3” dhe duket se marrëdhënia e tyre po shkon më së miri.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit