0.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Incidenti që nuk u pa në homazhet për Bujar Nishanin, familjarët e ish-presidentit heqin kurorën që çoi Lulzim Basha

    Ceremonia shtetërore për Bujar Nishanin bëri bashkë shumë politikanë nga Shqipëria dhe Kosova, por edhe diplomatë të huaj.

    Të shumtë ishin ata që u shprehën ngushëllime familjarëve, ku edhe kanë vlerësuar figurën e një shtetari si Bujar Nishani.

    Në ceremoninë që nisi në orën 10:00 dhe zgjati deri në orën 12:00, kanë qenë deputetë të PS dhe ministra, grupi parlamentar i PD dhe Sali Berisha, anëtarët e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, ish-presidentë, ambasadorja Yuri Kim, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e shumë të tjerë.

    I vetmi që nuk mori pjesë në këtë ceremoni ishte Lulzim Basha.

    Ky i fundit dërgoi “me postë” një kurorë me lule. Agest Kopellaj ishte personi që vendosi lulet mbi arkëmortin e Nishanit në emër të Lulit.

    Por ky veprim nuk është mirëpritur nga familja Nishani. Një person shfaqet në videon e mëposhtme dhe e zhduk kurorëne  Bashës përnjëherë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit