18 C
Tirana
E martë, 13 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Infermierja nga Elbasani shokon në “TikTok”, poston video me embrionin e abortuar

    Pamje të rënda janë regjistruar brenda spitalit të Elbasanit. Një e re, e identifikuar në rrjet vetëm me emrin Silvana ka publikuar video të rënda në*Tik-Tok* gjatë kryerjes së punës së saj në repartin e Kirurgjisë në spitalin e Elbasanit.

    Përveç fotove dhe videove nga salla e lindjes, ajo ka treguar embrionin e një foshnje pas abortit dhe më pas e ka fshirë.

    Pamjet janë të rënda dhe kanë marrë shumë kritika nga ndjekësit e të resë që vazhdon studimet në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, e cila më pas vendosi që t’i fshinte.

    Nuk dihet  shkaku i filmimit të këtyre pamjeve, që nuk mund të përdoren  për  qëllim edukativ, por thjesht tregojnë një fetus që hidhet në kosh, duke u tundur nga infermierja e ardhshme.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit