8.5 C
Tirana
E hënë, 2 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Ingrit Gjoni flet për humbjen e së motrës: Publikimi më i vështirë që kam bërë në jetë

    Ingrit Gjoni e konsideroi postimin për ndarjen nga jeta të motrës së saj, Ildës, si “publikimin më të vështirë që kam bërë në jetë”.

    “Nuk e kisha menduar kurrë që do të shkruaja për ikjen e motrës sime, më të mirës prej nesh,” shkruan këngëtarja në Instagram.

    “Ilda Gjoni, nuk ishte veç motra jonë e mrekullueshme, ajo ishte vajza shembullore, nëna më e përkushtuar e Anës, Vikit dhe Rodeos, bashkëshortja e lumtur e Mikenit, shoqja që kushdo do të donte, mikesha që e kishte zemrën hapur për të gjithë. Ishte buza e qeshur, për të njohur dhe të panjohur.”

    Në vijim shton:

    “Ajo ishte tezja më fantastike, që u bë mami e dytë e Paridit. Unë nuk do mundem kurrë të shkruaj as 1% të asaj që meritonte Ilda. Besoj shumë që Zoti do ta shpërblejë me Parajsë për çdo gëzim që solli mes nesh në Tokë. Engjëjt dhe qielli janë shtëpia e saj sot dhe unë lutem për paqen e saj. Ilda, motra të do shumë gjithmonë dhe të premtoj që do kujdesem përjetë për dritat e syve të tu.”

    Ilda Gjoni, motra e madhe e Inis dhe Ingrit Gjonit, u nda nga jeta në moshën 49-vjeçare. Vajza e saj, aktorja Anna Lika, konfirmoi lajmin e trishtë përmes një postimi në Instagram.

    Ingrit Gjoni flet për humbjen e së motrës: 'Publikimi

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit