23.5 C
Tirana
E hënë, 23 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Interneti në shok: Gjejeni sa kushtojnë këto atletet “e reja” të Balenciaga-s

    Do të duhet ndoshta të ta pickoni pak veten për të kuptuar që jo, nuk jeni në ëndërr ose makth. Shtëpia luksoze e modës, e shumëpërfolura Balenciaga, ka publikuar fushatën e re që promovon atlete pothuajse të shkatërruara dhe aspak të pastra në dukje.

    Fotot e koleksionit janë bërë virale në internet pasi sigurisht kush do ta merrte me mend që një palë atlete të tilla do të kushtonin 1850 dollarë.

    Interneti në shok: Gjejeni sa kushtojnë këto atletet "e

    FOTO: BALENCIAGA

    Vetëm 100 palë atlete “ekstra të shkatërruara” do të jenë në dispozicion për blerësit. Të gjitha nga 1850 dollarë.

    Interneti në shok: Gjejeni sa kushtojnë këto atletet "e

    FOTO: BALENCIAGA

    Nëse nuk doni të shpenzoni kaq shumë, keni dhe modele të ngjashme më pak të shkatërruara që kushtojnë më pak, 495 dhe 625 dollarë.

    Interneti në shok: Gjejeni sa kushtojnë këto atletet "e

    FOTO: BALENCIAGA

    Sipas Balenciaga-s, këto atlete përcjellin idenë që atletet e markës mund të mbahen gjatë gjithë jetës duke e lidhur fushatën me industrinë e modës së shpejtë (fast fashion) dhe mbikonsumin që i bën dëm planetit.

    Kjo fushatë e çoi Balenciaga-n në një tjetër nivel. Interneti është i ndarë në dy pjesë: Disa tallen, ndërsa të tjerëve u duket interesante duke e lidhur edhe me mesazhin.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit