E ftuar në emisionin Live From Tirana me moderatorin Ronaldo Sharka, ish banorja e Big Brother Olta Sheta komentoi zhvillimet e fundit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, duke u ndalur veçanërisht te dinamika mes banorëve dhe strategjitë e tyre në lojë.
Duke folur për marrëdhënien mes Selin dhe Miri, Sheta u shpreh se sjellja e Selinit ndryshon dukshëm kur përballet me të. Sipas saj, banorja duket më e përmbajtur dhe e intimiduar gjatë diskutimeve me Mirin.
“Selin është tjetër njeri kur diskuton me Mirin, intimidohet para tij. Ndoshta ai ka një fuqi që e bën të reagojë ndryshe. Nuk është më ajo Selin aq agresive sa mund të jetë me të tjerët,” u shpreh ajo.
Sheta shtoi se ky ndryshim lidhet me atë që ajo e quajti “pushtet emocional”. Sipas saj, nëse një person nuk ndjen emocione apo lidhje ndaj dikujt tjetër, nuk do të ndihej i intimiduar dhe do të sillte të njëjtin qëndrim si me çdo banor tjetër.
Analistja vuri në dukje se Selin shfaq një sjellje më agresive në debatet me banorë të tjerë, si për shembull me Gimbo. Megjithatë, ajo theksoi se në këtë dinamikë nuk është pa përgjegjësi edhe Miri.
Sipas Shetës, ndikim në ndryshimin e qëndrimit të Selinit mund të ketë pasur edhe intervista e babait të saj jashtë shtëpisë. Ajo u shpreh se reagimet e familjarëve apo letra që Selin mori nuk e ndikuan aq shumë sa informacionet që dëgjoi në “Kutia e Pandorës”.
Në fund, Sheta e cilësoi Selinin si një lojtare të zgjuar dhe të fortë për moshën që ka, por theksoi se aktualisht duket se ajo ka humbur drejtimin në lojë.
“E shikoj lojtare të fortë dhe të zgjuar, por tani ka ngecur dhe nuk po di më se si t’i japë drejtim. Ka mbetur në batakun që krijoi pa e menduar dhe pa e kalkuluar shumë mirë,” përfundoi ajo.



