Nëse mendoni se për të hyrë në Parlament duhen ide, kontribut apo eksperiencë politike, atëherë po e shihni politikën shqiptare me sy naivi.
Rregulli i artë është një tjetër: duhen lavdërime të vazhdueshme për shefin e madh.
Iris Luarasi, dikur e njohur si analiste e pavarur, tani është një nga emrat e konfirmuar në listën e mbyllur të Partisë Socialiste për Tiranën.
Po, ajo që shfaqej në çdo studio televizive si një “zë kritik”, tashmë është në skuadrën e deputetëve të sigurt të PS.