8.5 C
Tirana
E premte, 19 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Irma Libohova përlotet, ndërsa kujton bashkëshortin e ndjerë

    Në një intervistë për emisionin “Wake Up”, Irma Libohova kujtoi bashkëshortin e saj të ndjerë, Besnik Kason, dhe nuk mundi t’i mbante lotët. Ajo e kujton partnerin e jetës si një njeri të respektueshëm dhe të kulturuar, që bënte shumë pas familjes dhe gruas.

    Ndërsa tregoi një histori të orës që i sjell kujtime nga ai, Irma u përlot.

    “Im shoq ka qenë koleksionist orësh, i donte shumë dhe kishte lloj-lloj. Në momentin që po vija sot këtu, po kontrolloja dhe mora një nga orat.

    Ngaqë ne udhëtonim shpesh, ora është me të dyja kohët, domethënë brenda orës ka dy ora. Një e vinim në Amerikë kur shkonim atëherë dhe një me orën e Europës.

    E nxora, thashë ta vë, por jo! Sepse më sjell nëpër kujtime, e lashë prapë aty dhe mora këtë. Ka qenë një njeri që rrinte me libër, gdhihej, flinte, zgjohej me libër me vete.

    Njeri i formuar, i kulturuar që ka ditur çfarë është respekti, çfarë është gruaja, si respektohet, çfarë është familja. Si i bëj tani këto analiza, dikur i kam pasur në të gjithë jetën time si kurorë të bukur…

    Sot i kujtoj thjesht si….”, tha ajo duke u përlotur.

    Aktori Besnik Kaso u nda nga jeta në vitin 2017.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit