Drejtori i burgut të Reçit, Ervis Zika, është arrestuar mbrëmë vonë.
Zika u arrestua për shpërdorim detyre dhe vjedhje.
Ai akuzohet për vjedhje duke shpërdorur detyrën, e konkretisht për vjedhje karburanti duke firmosur dokumente fiktive.
Ai akuzohet edhe se në burg janë futur sende të kundërligjshme duke shmangur skanerin, për të cilat ai merrte lekë.
Gjykata e Shkodrës ka caktuar “arrest me burg” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për Zikën.
Rasti i tij është një ironi e hidhur, që tregon se në Shqipëri as drejtori i burgut nuk reziston dot pa vjedhur, edhe pse e di se mund të përfundojë vetë në burg.