Opozita e bashkuar ka mbajtur këtë të shtunë një protestë përpara Kryeministrisë, e pasur nga një marshim më vonë në disa prej institucioneve kyçe të vendit, si Parlamenti apo Ministria e Brendshme.
Sali Berisha shpërndau protestuesit dhe i ftoi që të hënën, më 13 shkurt, të mblidhen para Parlamentit sepse aty do të ndodhë revolucioni.
Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar mënyrën se si shkoi protesta dhe deklaratat për revolucion të Sali Berishës.
“Eh mor Lul Basha, sa i dhunshem paske qene???!!! Shpejt po na merr malli edhe per protestat e tua me kokteil Molotov”, shkruan Hoxha, teksa ka publikuar një foto të kohës kur Lulzim Basha ishte kryetar i PD dhe drejtonte protestat para Kryeministrisë.
Në një shënim të dytë, ai ndan disa foto të Berishës para bunkerit te Ministria e Brendshme dhe thotë se popullit ju premtua revolucion, por ndodhi ndryshe,
“Revolucioni marshon…. Populli opozitar, priste sot, qe revolucioni te pushtonte godinen e kryeministrise se Edi Rames, Berisha shkon e pushton bunkerin e Karlos. Ububuja….
Po mos premtoni qe do beni revolucion, thoni te pakten qe do beni instalacion”, shkruan me ironi Artan Hoxha.