Ilir Meta ka përkujtuar 30-vjetorin e vrasje së gjyqtarit italian Paolo Borselino.
Përmes një postimi në facebook, ai shkruan se Borsellino, ashtu si më herët Giovanni Falcone e paguan me jetë luftën kundër mafias duke u shndërruar në simbole të shtetit ligjor.
Meta thekson se sakrifica e tyre është frymëzim për të dërrmuar mafian në çdo nivel.
“Kush ka frikë vdes çdo ditë. Kush nuk ka frikë vdes vetëm një herë!” (Paolo Borsellino)
Si sot, 30 vite më parë, Paolo Borsellino, si ai më herët dhe Giovanni Falcone, e pagoi me jetë luftën e drejtë kundër mafias, për të na kujtuar gjithmonë se vetëm të bashkuar në mbrojtje të shtetit ligjor dhe dinjitetit njerëzor mund t’i çlirojmë shoqërinë dhe institucionet nga kapja prej krimit të organizuar.
Sakrifica e tyre është frymëzim për të dërrmuar mafien në çdo nivel dhe rikthyer besimin e qytetarëve tek Drejtësia!
Edhe sot Falcone dhe Borsellino frymëzojnë të gjithë prokurorët, gjyqtarët dhe politikanët e ndershëm për të mposhtur mafien dhe mbrojtur lirinë kudo në botë”, shkruan ai.
Kjo është paksa ironine të flasë Ilir Meta për mafien, kur vetë ai ndër vite është akuzuar për lidhje me grupe kriminale, por dhe përfshirje në vrasje.
Akuza që madje i janë bërë dhe nga vetë aleati i tij i ngushtë, Sali Berisha.