Osman Levanaku, ish-truproja i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas incidentit të sotëm ku lideri demokrat u godit me grusht nga 31-vjeçari Gert Shehu, para nisjes së protestës.
Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, ai akuzon truprojat e Berishës, si të paaftë, frikacakë, teksa tregon dhe për kohën e tij, ku shkruan se nuk e lejonte që as edhe një mizë t’i afrohej Berishës.
Levanaku shkruan se agresori të ishte me armë do e përdorte dhe të kishte thike do e qëllonte, por kishte grushta dhe e qelloi. Ai iu kërkon që të zhduken që aty, teksa mburren me rrahjen që i bënë agresorit.
Reagimi i plotë:
Keqardhje e madhe për mua. Nuk është nevoja të krenohem kur punoja vet që për 9 vet nuk u prek asnjë qime floku .Dhe pse pushteti, Bandat ishin të pushtetit të veshura me pushtet. Por përkushtimi, Motivimi ishin ne maksimum. Lideri është Baba, Prindi, Vëllai . Dhe unë kete kisha në trurin tim. Nuk lejoja afër as nipërit e mi dhe as tijët, as politikanë që shpesh ju ngelte hatri. Kush më njeh e di që kurrë nuk gënjej per asgje.
Me njeh Flamuri, Strazimiri, Mediu, Jozefina e gjithë përfituesit të mirave te Pushtetit të Berishës, më njeh mirë dhe shoferi aktual i Berishes që nuk falja dhe nuk neglizhoja asgjë e shumë të tjera. Isha i përgjegjeshëm për çdo rast e çdo gjë e në çdo kohë. Në pune e jashtë saj. Vleresoja një mize kur kalonte per të dytën here e jo nje bandit qe i afrohet pa u dridhur qerpiku. Lideri nuk është bodyguard. Nuk di të mbrohet se mendon që ka njerezit e duhur per rreth qe merren me sigurine e tij. Agresori çfarë deshi bëri. Të ishte me armë do e përdorte dhe kishte thike do e qëllonte, kishte grushta e qelloi.
Raste të tilla me qindra kemi kaluar, por kurrë nuk është prekur as një qime floku. Jam krenare për veten por më dhemb zemra kur shoh çfarë ndodhi. Shihi rojet. Anjëri nuk e di në të vërtetë kush është roje e kush jo.Të gjithë me syze pa kujdes, mburravecë të lehtë pa eksperiencë. Dikush dhe mburret mbrapa duke thene a e pe si e rrahem agresorin. O te turpëruar zhdukuni nga aty. Është lideri historik. Nuk është Rama që mund ta rrahësh e nuk e ka per gjë. Jeni të turpëruar dhe kush ju drejton ju. Duhet t’ju vij turp dhe t’ju dhemb zemra si mua për atë qe ndodhi . Lideri është lider. Turpi është i juaji që nuk e mbrojtët.
Unë ju a lashë të fortë e të paprekshëm. Si do u dilni përpara syve familjes së Liderit dhe tuajës. Sepse ishte lehtësisht e shmangshme. Nuk ishte Armë. Po të ishte arme ku do e mbanit frymën ju Frikacakër. Nuk punohet me liderin për të dalë ne Televizore e media e për t’i marre të mirat asaj pune. Zhdukuni .Mos dilni ne faqe te dheut e mos kujtoni me qe keni punuar ne Berishen.un nuk e bej dhe pse kam mijera aresye.
Dhe pse ju a dorezove te forte dhe pse ju gezuat çdo të mirë nga Pushteti dhe une jetoj akoma ne 53 metra katrore. Unë nuk jam si ju Nuk jam Agron Kuliçi..E sera e tij por Osman Levanaku. Por dhimbja për Profesionin më shkaterron. Zoti te nderon dhe te denon.Nuk flasim ketu per vitin 97 qe ishin bandat dhe armet sheshit kur un punoja per Berishen por eshte koh krejt tjeter….Turpi do ju ndjekë pas në kohë