19.5 C
Tirana
E enjte, 8 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Ish-banorët e Big Brother Vip fushatë për Elton Rroshin, G Bani me Valbonën thirrje shqiptarëve: Votoni ndryshimin, mos e shisni votën

    Fushata është në prag mbarimi dhe vetëm 4 ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 11 Majit, ku qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit për të shprehur vullnetin e tyre me votë dhe për të zgjedhur kandidatët dhe forcën politike që dëshirojnë të shohin në Kuvendin e Shqipërisë dhe t’i përfaqësojnë për katër vitet e ardhshme.

    E në një fazë kur ethet e garës ndihen kudo, ish-banorët e Big Brother Vip Albania kanë vendosur që të dalin hapur për t’iu bërë apel qytetarëve që të votojnë kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Madhështore, Elton Rroshin.

    Me fletëpalosje nëpër duar, Valbona Mhilli edhe G Bani u kanë bërë thirrje shqiptarëve që më 11 Maj të votojnë ndryshimin dhe të mbështesin kandidatin e Partisë Agrare, Rroshin.

    “Duke menduar se gjithçka duhet ndryshuar jemi të gjithë këtu bashkë, të rinj e më të vjetër se të rinj për të mbështetur kandidatin Elton Rroshi, Partia Agrare në aleancë me Partinë Demokratike numrin 1 Shqipëria Madhështore. Ju lutem mos e shisni votën këtë radhë ta ndryshojmë Shqipërinë sepse duhet një ndryshim në këtë pikë që jemi”, thotë G Bani.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit