21.6 C
Tirana
E mërkurë, 14 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Ish-banorja e BBV na tregon për herë të parë të dashurin e saj

    Ish-konkurrentja e “Për’puthen” e njëkohësisht edhe ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Mikela Pupa, ka bërë dje një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në “Instagram”.

    “Çfarë kurioziteti keni?”, ka shkruar Mikela në “Instastory” dhe menjëherë kanë vërshuar pyetjet e shumta, ku disa prej tyre kanë qenë të lidhura me festën private që bëri për ditëlindje.

    “Po i dashuri jot ishte në ditëlindjen tënde? Je yll”, i shkruan dikush dhe Pupa ka vendosur që t’i kthejë përgjigje. Teksa ka postuar një foto me partnerin e saj, ajo shkruan: “Po”.

    E duke qenë se Mikela u kujdes që të mos tregonte portretin e tij, një tjetër e pyet më pas: “Pse nuk nxjerr foto të dashurit, je shumë e mirë”.

    Ajo ka postuar një tjetër foto të tyre ku shfaqen në mes të detit dhe bashkëngjitur me të shkruan: “Se ma marrin mësysh”.
    Foto/ Ish-banorja e BBV na tregon për herë të parë të
    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit