Aubrey Plaza ka folur hapur për ndjesitë e saj pas vdekjes së ish-bashkëshortit, Jeff Baena, në episodin e ri të podkastit “Good Hang”.
“Në këtë moment, ndihem e lumtur që jam me ty,” i tha Aubrey moderatores Amy Poehler, duke shtuar: “Në përgjithësi, jam këtu, përballë teje dhe po funksionoj. Jam shumë mirënjohëse që lëviz në këtë botë dhe ndihem mirë”.
Jeff Baena kreu vetëvrasje në moshën 47-vjeçare dhe afërmendsh, humbja e tij ka luajtur një rol të rëndësishëm në tjetërsimin e jetës së aktores. Ajo e krahasoi përvojën e dhimbjes me filmin “Gorge”, ky dy protagonistët, Anya Taylor-Joy dhe Milles Teller, janë dy snajperistë që ruajnë një luginë, pa e ditur se ç’ndodh brenda saj.
“Kjo është si mënyra se si e ndiej dhimbjen. Në çdo moment, ka një oqean gjigant tmerri, që është përballë meje dhe veç unë e shoh. Ndonjëherë dua të zhytem në të dhe të jem brenda tij. Ndonjëherë, e shoh dhe përpiqem të largohem, por është gjithnjë aty”, u shpreh ajo, duke e cilësuar pikëllimin si një “vuajtje të përditshme”.
Më tej, aktorja tregoi se shoqet e saj po e ndihmojnë në këtë rrugëtim dhe se ajo qesh shumë nëpër takimet virtuale që bëjnë në Zoom.
“Të gjitha e njohim njëra-tjetrën prej shumë kohësh. Kjo është gjëja më e mirë që më bën të qesh. Shoqet e mia”, saktësoi ajo.
Aktorja dhe ish-bashkëshorti i saj i ndjerë nisën të dilnin bashkë rreth vitit 2011 dhe u martuan gjatë periudhës së Covid-19, kur pjesa më e madhe e botës ishte në karantinë. Ata u martuan me pizhame, në përvjetorin e 10-të të martesës së tyre.
Ajo dhe Jeff u ndanë në shtator të vitit 2024 dhe disa muaj më vonë, ai kreu vetëvrasje, duke lënë pas familjen dhe dhimbje të thellë për aktoren.