Autoritetet shqiptare nisen sot një operacion blic, gjate te cilit jane arrestuar figura kyçe në skemat e evazionit fiskal të kompanisë “Bankers Petroleum”. Ndër 14 urdhërarreste të lëshuara, 10 prej të cilave janë ekzekutuar, mes të arrestuarve është edhe Ardit Kero – ish-bashkëshorti i moderatorës së njohur Arbana Osmani –i dyshuar për pastrim parash dhe evazion fiscal.
Kureshtja e publikut ishte e madhe per reagimin e moderatores pas ketij lajmi. Nga ajo vete nuk ka ende një reagim zyrtar përmes deklaratash apo postimesh publike lidhur me arrestimin e ish-bashkëshortit të saj, mosndarja e një qëndrimi është vetë një formë reagimi. E vetmja gjë që ka ndarë në llogarinë e saj është një video në Instastory — publikuar që dje — ku nuk përmend aspak ngjarjen në fjalë.
Kjo heshtje e Arbanes po interpretohet si shenje e faktit qe preferon të mos përzihet publikisht në një çështje që prek ish-bashkëshortin.
