5.5 C
Tirana
E enjte, 8 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Ish-deputeti demokrat “bekon” Lea Ypin si kryeministre të Qeverisë së re teknike: Ajo është vajza e ish-kolegut tonë

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka reaguar lidhur me thashethemet e ditëve të fundit mbi mundësinë e krijimit të një qeverie teknike dhe përmendjen e shkrimtares Lea Ypi si emër i mundshëm për kryeministre.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spaho është ndalur te prejardhja familjare e Lea Ypit e cila vjen nga një familje me rrënjë të djathta dhe me angazhim politik në të shkuarën në radhët e Partisë Demokratike.

    “Individ me origjine te djathte dhe pa ndonje angazhim te vecante politik te majte, mbesa e Xhaferr Ypit, dy here ish Kryeminister ne periudhen e Zogut dhe luftes se dyte boterore. Ajo eshte e bija e deputetit te PD ne vitin 1996, Zafer Ypi. Qe nga fillimi i viteve ’90, e jema per disa vite drejtoi Lidhjen Demokratike te Gruas ne Durres. Xhaxhai i saj Asllan Ypi beri 15 vjet burg gjate rregjimit te Enver Hoxhes.

    Te flasesh sot ne politiken shqiptare per rendesine e  ideologjise te majte dhe djathte eshte te gajasesh. Ketu te majtet jane te djathte dhe anasjelltas. Siç thoshte Fan Noli, ketu qeni nuk njeh te zone”, shkruan Spaho, duke kritikuar më tej faktin që Partia Demokratike, sipas tij, nuk arriti të tërheqë dhe promovojë figura me formim, eksperiencë dhe ndikim ndërkombëtar, duke humbur mundësinë për t’u përballur me kryeministrin Edi Rama.

    Ai vë në dukje se, ndërkohë që mazhoranca kërkon të afrohet me personalitete të njohura jashtë vendit, opozita mbetet e mbyllur dhe e fokusuar te figura të konsumuara.

    Postimi i Edmond Spahos:

    Lea Ypi as e njoh e as me njeh.

    Individ me origjine te djathte dhe pa ndonje angazhim te vecante politik te majte, mbesa e Xhaferr Ypit, dy here ish Kryeminister ne periudhen e Zogut dhe luftes se dyte boterore. Ajo eshte e bija e deputetit te PD ne vitin 1996, Zafer Ypi. Qe nga fillimi i viteve ’90, e jema per disa vite drejtoi Lidhjen Demokratike te Gruas ne Durres. Xhaxhai i saj Asllan Ypi beri 15 vjet burg gjate rregjimit te Enver Hoxhes.

    Te flasesh sot ne politiken shqiptare per rendesine e  ideologjise te majte dhe djathte eshte te gajasesh. Ketu te majtet jane te djathte dhe anasjelltas. Siç thoshte Fan Noli, ketu qeni nuk njeh te zone.

    Prej kohesh Edi Rama po lufton ta terheqe Lea Ypin ne PS sepse eshte shkrimtare dhe pedagoge me kredenciale te njohura nderkombetare.

    Perse mos ta bente kete PD me nje individ me prejardhje nga e djathta tradicionale shqiptare.

    Nuk flas specifikisht per Lea Ypin, ndoshta ajo eshte shume e “majte” per ne qe nuk kuptojme as nga e majta e as nga e djathta, por flas per nevojen uleritese qe PD te gjeje njerezit e afte te rrezoje Edi Ramen. Kjo nuk behet me gjoja “hapjet” qe reklamon PD sa here humbet zgjedhjet.

    Cfare kuptimi ka promovimi i departamentit Brain Gain ku mblidhen disa te rinj qe sapo kane mbaruar shkollen, pa aktivitet profesional dhe politik, qe nuk i njeh askush dhe lihen menjane njerez me influence si Lea Ypi, apo zonja Kokalari, apo zoti Albert Zadrima ne Bruksel, apo shume te tjere ne Europe apo Amerike?

    Kjo i nevojitet sot PD dhe do te ishte hapja e shumeperfolur qe nuk ndodh kurre. Te therrese rreth vehtes njeres me formim profesional dhe pervoje te konfirmuar drejtuese nderkombetare, me njohje dhe me ndikim profesional dhe politik ne rrethet e huaja.

    Kjo ndodh kur pasioni per ti sherbyer kombit tend eshte me i madhe se pasioni per ti sherbyer karriges personale.

    Ne te kundert, kur mendon vetem per karrigen tende, zgjedh Flamur Noken  ne krye te PD, si alternative per te qendruar gjithmone ne opozite.

    Pas ketij postimi do ngrihen militantet dhe do hedhin balte mbi keta te tre qe po permend dhe te ngjashem te tjere, si dhe mbi mua si tradhetar e i shitur tek Rama.

    Militantet te gjitheve ju gjejne nga nje bisht pervec Atij. Nuk dine te shpjegojne perse Edi Rama, i majte, zgjedh mbesen e Xhaferr Ypit per tu perfaqesuar ne arenen nderkombetare dhe perse kete nuk e bejme ne?

    Kjo shpjegon mentalitetin qe sundon ne PD, e paafte sepse nuk do qe te ndryshoje, e rreshtuar rreth karriges personale dhe e rrethuar nga nje grusht fanatikesh qe pranojne te vuajne edhe kur kthimi ne  pushtet behet aq i larget, sa me lehte mund te shkosh ne ndonje planet tjeter.

    Dhe ju lutem, ma kurseni ate Sorosin, qe e nxjerrim ne pazar sa here duam te trembim galat.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit