Azgan Haklaj, ish-deputeti i Partisë Demokratike ka bërë një akuzë të fortë duke thënë se Sali Berisha dhe Ilir Meta ishin të interesuar për vrasjen e Lulzim Bashës për ta marrë PD me dhunë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Haklaj u shpreh se edhe protesta e 8 janarit ishte një tentativë për të vrarë Bashën.
“Do e vrisnin Lulzim Bashën një shqiptar nga Gostivari, nga Ferizaj dhe Prishtina. Kush është mendja organizatore për vrasjen e personazheve të politikës” tha ai.
“Sali Berisha dhe Ilir Meta ishin të interesuar për vrasjen e Lulzim Bashës për ta marrë partinë demokratike me dhunë e për të ardhur në pushtet me dhunë siç ka qenë praktika. Si ishin bashkë. Me 8 janar çfarë ka ndodhur? Ishte një tentativë tjetër për të vrarë Bashën.
Berisha tha se po shkojmë të shpëtojmë selinë nga vëllazëria myslimane e Tetovës, ndërkohë që aty nuk kishe asnjë tetovar apo asnjë nga Mali i Zi.
Ishin të gjithë demokratë të PD. Berisha hodhi akuza për t’i dhënë karaktere fetar brenda PD. Më 8 janar kishim grusht shteti. Basha mbylli dyert për të shmangur dhunën”, tha Haklaj ndër të tjera.