20.5 C
Tirana
E premte, 24 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Shkova në burg dhe i dërgova Metës vaj ulliri dhe djathë kaçkavall” – Ish-deputeti i LSI jep lajmin: Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta do bashkohen

    I ftuar në DritareTV në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku, Ish-deputeti i LSI Lefter Maliqi e mbrojti figurën e Metës, duke e cilësuar arrestimin e tij si “arrest politik”. Një shfaqje force nga ana e pushtetit për të goditur opozitën. Ai theksoi se Meta, ndryshe nga të tjerët, nuk i është shmangur kurrë drejtësisë dhe gjithmonë u është përgjigjur thirrjeve të prokurorisë. 

    Maliqi u ndal edhe te situata brenda Partisë së Lirisë, duke pranuar se mungesa e liderit historik ka krijuar një vakum, por kritikoi ashpër ata që, sipas tij, e braktisën atë për interesa personale. 

    Ai solli në vëmendje “mosmirënjohjen” si një fenomen të përhapur në politikën shqiptare. Për të ardhmen, Maliqi shprehu një urim dhe një bindje: 

    “Urimi dhe bindja ime është që kur të dalë nga burgu, do të bashkohen me Monikën. Kjo është dëshira dhe besoj që do të ndodhë,” tha ai. 

    Ai argumentoi se familja ka qenë historikisht arma më e fortë e Metës dhe se ribashkimi i tyre do të ishte thelbësor për të ardhmen politike.

    Shkova në burg dhe i dërgova Metës vaj ulliri dhe djathë kaçkavall

    Lefter Maliqi rrëfeu hapur për raportin e tij me Ilir Metën.

    Maliqi komentoi mbi kontaktet e tij të fundit me Metën, duke treguar se, edhe pse vizitat direkte nuk lejohen, ai ka zgjedhur të dërgojë një mesazh simbolik për ish-presidentin: një libër dhe disa produkte tradicionale nga zona e Beratit, si vaj ulliri dhe djath kaçkavall.

    “I kam dërguar ndonjë ushqim tradicional brenda mundësive, si djath kaçkavall apo vaj ulliri, të cilat ai i njeh dhe i vlerëson shumë. Është e rëndësishme që njeriu të njihet dhe të ndihet i mbështetur në ditë të vështira,” tha Maliqi,

    Ish-deputeti kujtoi gjithashtu aktivitetin e Metës në terren:

    “Që në fillimet e mia politike, Meta ishte jashtëzakonisht aktiv. Më kontrollonte çdo hap, më merrte në telefon për çdo gjë, vizitonte familje, takonte komunitete. Ai gjithmonë ka qenë pranë njerëzve,”-tha Maliqi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit