9.5 C
Tirana
E enjte, 11 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Ish-deputeti i PD e akuzon publikisht, Gaz Bardhi sulmon Grida Dumën

    Në emisionin Top Story të Grida Dumës, ish-deputeti i PD-së, Myslym Murrizi, ka paraqitur një amendament të Partisë Demokratike, ku pretendonte që kryetari i grupit parlamentar i opozitës, Gazment Bardhi, do të paraqiste një propozim për aministi fiskale që të përfshijë edhe amnistinë penale, gjë që do të thotë edhe subjektet që kanë gjobë dhe janë në hetim apo në procese gyqësore të falen. Sipas Murrizit, kjo gjë bëhet vetëm një subjekt: për Bankersin që ka 120 milionë euro gjobë.

    Pas këtij denoncimi të ish-deputetit demokrat, Murrizi, Gazment Bardhi përmes një statusi ka reaguar ashpër ndaj emisionit Top Story, drejtuar nga Grida Duma, duke e quajtur ‘emision gënjeshtrash’ dhe shkruan se është mësuar me gënjeshtrat e Gridës.

    “Qenka lodhur shumë Grida sot, duke analizuar një dokument, me të ftuar që as dinë çfarë flasin dhe as kuptojnë çfarë lexojnë!

    Thjesht thonë çfarë i kanë dhënë të thonë! Ndërkohë në emër të gënjeshtrës shfrytëzon hapësirën kombëtare mediatike për të hedhur baltë bazuar në një të pavërtetë, që dikush e prezanton me shprehjen “më thotë dikush”! Ndërkohë që reagimin tim që në mëngjes për këtë gënjeshtër të shpërndarë nga një tjetër TV, bëjnë sikur nuk e kanë lexuar, sepse janë të interesuar për gënjeshtrën, jo për të vërtetën!

    E vërteta është që amendamenti i depozituar në Komisionin e Ekonomisë (dhe në seancë sot) ka një version final të propozuar, ku shoqëritë tregtare që shfrytëzojnë fushat naftëmbajtëse përjashtohen automatikisht nga përfitimi sipas ligjit, pavarësisht nëse kanë apo skanë çështje në hetim!!

    Pra, ekzaktësisht amendamenti synon të kundërtën e asaj që Grida me shokë në studio i paraqitën shqiptarëve për minuta të tëra sikur të kishin zbuluar botën. Mirëpo unë tashmë jam mësuar me gënjeshtrat e Gridës në një TV kombëtar dhe e vërteta është që smë bëjnë hiç përshtypje, veçse qesh me to për sa qesharak duken në gënjeshtrat e tyre të vogla dhe duke menduar gabimisht se po më barazojnë me sojin e tyre.
    p.s: Ndjesë për orën e vonë, por në SHBA gënjeshtrat vijnë me vonesë!” – shkruan Bardhi.

    Ndërkohë është e paqartë se pse kryetari i grupit parlamentar të PD-së zgjedh të sulmojë një drejtuese emisioni dhe nuk sulmon pikërisht denoncuesin që e paraqiti atë denoncim dhe që më konkretisht ishte Myslym Murrizi.

    Pavarësisht kësaj, ende është e paqartë që dokumenti i paraqitur prej Bardhit është i njëjtë me atë të Murrizit, apo shtesat dhe sqarimet që pretendon Bardhi janë bërë më prapa.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit