4.5 C
Tirana
E diel, 26 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Ish-deputeti i PD: Kam dokumentet që vërtetojnë se Belind Këlliçi pagoi për foton me Trump

    Ish-deputeti Halit Valteri thotë se zotëron dokumente që vërtetojnë se Belind Këlliçi ka paguar para për t’u takuar me Donald Trump në tetor të vitit 2024.

    I ftuar në Report TV, Valteri thotë se Këlliçi duhet t’u tregojë shqiptarëve se ku i gjeti paratë për foton me Trump.

    Më tej, ai thekson se Këlliçi gënjeu hapur shqiptarët kur tha se nuk ka paguar asnjë lekë për foton me Trump.

    “Këlliçi është ai që tha se kostoja e fotove është zero lekë. Belind Këlliçi duhet t’u sqarojë shqiptarëve kush i ka paguar ato para që ai ka marrë pjesë në atë takim. Ai ka qenë takim për mbledhjen e fondeve dhe kushdo që ka marrë pjesë ka paguar para.

    Unë disponoj dokumente që janë paguar para për t’u futur në takim. Zotëria ka gënjyer shqiptarët ditën për diell dhe ka thënë kostoja e fotos zero para.

    Beloja, që mban Saliu nga mbrapa, duhet t’u tregojë shqiptarëve sa para ka paguar për të marrë pjesë në këtë takim dhe me çfarë parash udhëton dy herë në muaj në SHBA. Nuk ka biletë nën 500-600 dollarë për të shkuar në SHBA”, tha Valteri në Report TV.

    Për foton me Donald Trump, Këlliçi është pyetur edhe nga SPAK më 26 dhjetor 2024, kur u paraqit për marrjen në hetim për falsifikimin e diplomës së gjimnazit dhe deklarimin e rremë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit