8.5 C
Tirana
E hënë, 16 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Ish-diplomati kritik i Ramës, pranon pikën e tij më të fortë

    Kryeministri Edi Rama në fillimet e tij në këtë post, është parë me mosbesim, përsa i përket diplomacisë dhe marëdhënieve me jashtë. Por sot, edhe më skeptikët, mendojnë ndryshe.

    Një nga kritikët e tij, diplomat i njohur, sociolog, intelektual i majtë, Fatos Tarifa, shkruan sot se Rama ka një nivel në raportet me të huajt që nuk e ka patur asnjë kryeministër shqiptar këto 30 vite.

    Nuk jam pajtuar me disa nga deklaratat, qëndrimet apo politikat e tij dhe të qeverisë që ai drejton, së fundmi, këtu në DITA, apeluam disa herë përpara se deputetët socialistë dhe anëtarët e kabinetit të tij të votonin në kuvend ligjin për ngritjen e pagave të veta, pa u kujdesur për pensionet dhe pagat e ulta të pjesës më të madhe të popullsisë…

    Kam rezerva për të. Rezervat lidhen me faktin se ai, si kryeministër, kryen thuajse funksionet e të gjithë ministrave të tij. Metoda e qeverisjses së tij është personale, jo kolegjiale, jo në skuadër, në ekip, siç premtoi kur fitoi zgjedhjet në vitin 2013.

    Unë do të dëshiroja të shihja që kushdo që mban portofolin e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme dhe çdo ambasador shqiptar të luanin një rol më aktiv në përmbushje të strategjisë së politikës së jashtme të vendit tonë. Këtë, deri më sot nuk e kam parë. Diplomacinë shqiptare nuk mund ta bëjë vetëm z. Rama, ose z. Rama i vetëm…

    Por pa dyshim i njoh një meritë, të cilën asnjë kryeministër shqiptar para tij në këto tridhjetë e ca vite nuk e ka pasur në këtë masë: Ai është DINJITOZ në përfaqësimin e vendit tonë në rajon dhe në shoqërinë ndërkombëtare. Më dinjitoz se të tjerët kulturalisht, estetikisht, politikisht dhe nga pikëpamja gjuhësore.

    Por, edhe më ekstravagand – ekstravagand në një mënyrë jo të domosdoshme – për vendin dhe qeverinë që përfaqëson. Rama ka ide; ai e estetizon politikën dhe diplomacinë, siç ndonjëherë edhe e politizon estetikën e marrëdhënieve me publikun” – shkruan ish-ambasadori Fatos Tarifa

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit